Basha mbyll dyert e PD, Noka: E ka kthyer selinë në Alkatraz

Basha mbyll dyert e PD, Noka: E ka kthyer selinë në Alkatraz

Një grup deputetësh demokratë, që mbështesin Berishën, e patën të pamundur të futen sot në selinë blu. Ata gjetën derën kryesore të mbyllur, çka e bëri të pamundur mbajtjen e një mbledhjeje të paralajmëruar më herët gjatë ditës. Në një prononcim për mediat, Flamur Noka tha se shtëpia e lirisë (PD) është kthyer në një Alkatraz të kohëve moderne.

Një grup deputetësh dhe deputetesh anëtarë të grupit PD, erdhëm sot në selinë e PD, në Shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me axhendën për 2022. Ajo që po konstatojmë me dhimbje është se shtëpia e lirisë, PD sot duhet të ishte një ambjent ku të gumëzhinte, ambjent festiv që të bashkonte të gjithë demokratët,  por për fat të keq Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një Alkatraz të kohëve moderne. Gjithçka e mbyllur e blinduar, thua se e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme e neveritshme. Pengu i Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë pushtetin. Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Data 8 do jetë një ditë që demokratët do marrin frymë lirisht, nga shtëpia e lirisë. Në mënyrën më paqësore, demokratët nga Alkatraz do e kthejnë në shtëpi lirie këtë seli”, u shpreh Noka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy