“Do futet PD në zgjedhje?”, Basha: Vendi më keq se një vit më parë

“Do futet PD në zgjedhje?”, Basha: Vendi më keq se një vit më parë

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha se PD po përgatitet për t’u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, ndërsa shtoi se ata duna të vijnë si një alternativë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të pastra.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të dytë me Edi Ramën, ndërsa tha se vendi është në rrezik për një konfrontim civil.

"PD po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Qëllimi ynë është të imponojmë një zgjidhje politike vendit. Qëllimi ynë është që  të marrim besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin. Kemi paraqitur një platformë, por Rama nuk e do, sepse e di që me vetingun e politikanëve, ai humbet të drejtën për të qenë në politikë, dhe jo vetëm qeverinë", tha Basha.

Sipas kryeopozitarit po të bëhet vetting në politikë Rama jo vetëm humb vendin e kryeministrit, por edhe të drejtën për të qenë në politikë.

Kreu i PD foli edhe për bastet duke hedhur akuza në drejtim të vëllait të kryeministrit. Sipas tij, Rama po i bën këto që të ketë monopolin vëllai i tij dhe Vangjush Dako. "4 vjet më parë e deklaroi Fundin e Marrëzisë... sa ishin atëherë, 800 ndërsa sot janë 4100. Sot po i jepet monopoli një kompanie që e ka në dorë vëllai i Ramës", tha ai më tej.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy