
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Armand Shkullaku tha se kryeministrit nuk i intereson një opozitë që nuk manovrohet dhe në këtë pikë, rikthimi i Sali Berishës përbën problem për të. Shkullaku analizoi aksionin politik të opozitës së drejtuar nga Basha, e cila sipas tij i ka shërbyer mbajtjes së Ramës në pushtet.
Legjenda që Ramës i intereson Berisha. Në 2017, Basha tha nuk dal nga çadra vetëm zvarrë dhe nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Ky e uli, e mbajti 2-3 orë dhe Basha hyri jo vetëm në zgjedhje po edhe në qeveri. Rama tha me vete se edhe përbetimet e tmerrshme u zgjidhkan me këtë opozitë. Listat e 2017, e mbani si hyri PD dhe rezultati më i dobët se në ’97-n. Rama nëse bie, ka rënë për shkak të dështimeve të veta. Rama e di këtë sepse është i vetmi kryeministër që në 10 vjet nuk ka qeverisur. Ka bërë shou. Ramën e ka mbajtur në pushtet pasja e një opozite të manovrueshme. Edhe në zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha masakër zgjedhore dhe votoi zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Ramës cilido opozitar që nuk i shkon pas skemës, i krijon probleme.



