Çollaku: Dje vdiq Ballkani i Hapur. Shqipëria duhet të kërkojë anëtarësim të përshpejtuar në BE

Çollaku: Dje vdiq Ballkani i Hapur. Shqipëria duhet të kërkojë anëtarësim të përshpejtuar në BE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur një ditë më parë në Tiranë, e cilëson hap shumë të mirë rikthimin e tij në Ballkan.

Samiti i dha fund formulës së Vuçiç për Ballkanin e Hapur dhe dje Ballkani i Hapur vdiq.

Procesi i Berlinit rikthehet dhe garant është Gjermania, është një moment shumë i mirë për Shqipërinë.

Në një lidhje për MCN Live, ai e cilësoi si konstatim të drejtë të Ursula Von Der Leyen, e cila cilësoi si pengesë kryesore mos zhvillimin ekonomik të vendit.

Këtu duhet kohë, përpjekje dhe të luftojmë ato vese që kanë lënë mbas ekonominë tonë. Samiti ishte shumë mirë, e përshëndeta. E shëmtuar ishte çfarë ndodhi pas samitit, është defiçencë intelektuale.

Pse u bë samiti në Shqipëri ka një domethënie të madhe nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të mbetura pa u futur në BE ende, dy popuj janë dominues, Serbia, dhe është faktori shqiptar përcaktues në katër shtete.

Si popullatë shqiptarët janë faktor përcaktues. Dy shtete janë shqiptar, Maqedonia ka rol ndikues, rol ndikues kanë shqiptarët dhe në Malin e Zi.

Ku do bëhej samiti? Ose në Beograd me një klasë politike që e ka mendjen te Putin dhe Kina, ose do bëhej në Tiranë.

Duke u bërë në kryeqendrën e Ballkanin, me popullin që e mbështet më shumë integrimin në BE, sigurisht që do bëhej për të përcjellë këtë mesazh.

Pikërisht për këtë shqiptarët kanë të drejtë ti kërkojnë BE një korsi preferenciale. Faktori shqiptar në Ballkan është garancia e vetme e perëndimit për ti bërë ballë presionit rus në Ballkan.

Pikërisht për këtë Shqipëria duhet të kërkojë anëtarësim të përshpejtuar në BE të rajonit dhe sidomos të Shqipërisë.

Është çështje sigurie, një Ballkan sa më shumë të jetë jashtë BE, aq më i rrezikuar është.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy