U akuzua se shiti votën, këshilltarja ndahet nga LSI: Tani jam me PS, e nderuar krah Veliajt

U akuzua se shiti votën, këshilltarja ndahet nga LSI: Tani jam me PS, e nderuar krah Veliajt

Pas akuzave të LSI se ‘dezertoi’ dhe shiti votën në Këshillin Bashkiak të Tiranës me votën pro rritjes së çmimit të ujit, ka reaguar këshilltarja e LSI Genta Mezini.

Kjo e fundit thotë se vota pro ishte per rindërtimin e Ujësjellësit, ndërsa sa i përket deklaratave të LSI se ka shitur votën ajo thotë se nuk është e vërtetë. Në fund Genta Mezini shprehet se nuk do jetë më pjesë e LSI dhe vota e saj do jete pjesë e grupit politik të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se Genta Mezini mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për herë të parë, pasi zuri vendin e kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Reagimi i Genta Mezinit:

Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore. Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj.. Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete. Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm ne te mire te interesave te komunitetit. Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve. Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partisë Socialiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy