Meta: E vetmja pagesë që kam bërë janë 15 mijë dollarë në emër të LSI për procesin zgjedhor

Meta: E vetmja pagesë që kam bërë janë 15 mijë dollarë në emër të LSI për procesin zgjedhor

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të akuzave për gazetën austriake “Kronen Zeitung” duke mohuar këtë fakt, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, tha se të vetmen pagesë ka bërë për një kompani lobuese në llogarit të LSI për përgatitjet e zgjedhjeve dhe asgjë tjetër.

Aty ishin dhe janë vendet ku ftohen personalitetet. Unë isha kryetari i Kuvendit, nuk kishte asnjë arsye të bëja ndonjë pagesë. Nuk ka patur tentativë për të bërë fotografi me Trump.
E vetmja gjë që ekziston, sepse gjithcka tjetër është një mashtrim që bie era inceneratorë.
Ajo që ekziston është një pagesë 15 mijë dollarë, e bërë në një bankë shqiptare, me vendim të kryesisë së LSI. Është raportuar menjëherë në Departamentin e Drejtësisë.
Kemi patur rekomandim ta merrnim për zgjedhjet që po vinin.
Me qëllim, për të bërë polling, pra sondazhe, fokus grupe, mbështetje për reformën zgjedhore dhe çështje të tjera.
Ata ishin kompani e madhe, donin kontratë afatgjatë.

Rakipi: Pra kontratë me vlerë 15 mijë dollarë. A ka patur lidhje me inaugurimin e Donald Trump?

Meta: Zero. Unë isha kryetar i Kuvendit. Nuk kishte fare nevojë dhe asnjë arsye. Është një spekulim. Pse bëhet? Për të thënë që ja edhe Meta mund të ketë një Bilal apo Muzin. Kjo është terësisht e pavërtetë dhe do të provohet në gjyq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy