
Gazetari Arjan Çani thotë se pjesëmarrja e ulët e votuesve në Vlorë është tregues i një rezultati jo të mirë për maxhorancën. Në studion e MCN TV, Çani tha se Vlora ëhstë qyteti që mban firmën e Ramës dhe ai duhet të ndihet i zhgënjyer.
Nuk është shenjë e mirë. Njeriu që pretendon se e ka rilindur Vlorën. Po të isha në vend të Ramës do të isha i zhgënjyer. Është kryeministri, mban firmën dhe vulën e gjithë rilindjes urbane.
Ndërsa për analistin Mustafa Nano, pjesëmarrja e ulët është tregues i avantazhit të maxhorancës.
Pjesëmarrja e ulët është një gjë që favorizon maxhorancën. Mendoj se kjo në Vlorë favorizon socialistët.



