
KQZ pritet që të vendosë së shpejti për fletën e votimit ku votuesit do të shprehin vullnetin e tyre për legjislativin e ri për katër vitet e ardhshme.
Fleta e votimit do të jetë me emra dhe jo numrat e kandidatëve në listë, ndërkaq deri tani janë prezantuar tre versionet nga KQZ.
Përpara marrjes së vendimit, institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka kërkuar edhe mendimin e qytetarëve përmes postimit në Facebook.
“Për katër draftet paraprake të fletës së votimit të paraqitura në postimin e mësipërm, ju lutemi zgjidhni se cili ju duket më i thjeshtë për të votuar, duke klikuar modelin që ju pëlqen, në këto dy sondazhe të mëposhtme” u kërkon KQZ, qytetarëve.







