PD u mbështet nga Rusia, Basha: Ne u kemi paguar lobuesve 125 mijë dollarë, mund ta hedh në gjyq revistën amerikane

PD u mbështet nga Rusia, Basha: Ne u kemi paguar lobuesve 125 mijë dollarë, mund ta hedh në gjyq revistën amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke komentuar shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”, tha se PD mund ta hedhë në gjyq revistën pas ka abuzuar me faktet.

"Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD. Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu. Kanë treguar të kujdesshëm se e dinë pastaj që hanë gjobë", deklaroi Basha.

Akuza per lidhje me ruset eshte qesharake, PD s’ka pasur dhe nuk ka kontakt te drejtperdrejte me asnjë deklaroi kreu demokrat në studion e emisionit “Opinion”.

Basha deklaroi se çështja e kontratave të lobimit të PD-së është bërë me datë 19 nëntor, por sipas tij, pyetja është pse pikërisht këtë javë u publikua shkrimi, i cili është sponsorizuar nga Edi Rama.

Kreu i PD-së, deklaroi se ekzistojnë fakte për përfshirjen e kreut të PS-së në këtë histori. Sipas tij, ajo është një revistë e majtë amerikane me një fokus të caktuar, e cila ka pasë në qendër të vëmendjes edhe Presidentin Trump, si dhe sponsorizohet nga George Soros.

Partia demokratike ka shpenzuar 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi për një periudhë katër mujore,” është shprehur Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se ndikimi rus në politikën shqiptare ka prekur kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Basha tha se kryeministri Rama është takuar fillimisht në zyrën e tij dhe më pas jashtë saj, me kompaninë e naftës Gunvor, konkretisht me themeluesin e kësaj kompanie Genadi Timçenko, i cili është në listën e zezë të autoriteteve amerikane.

Genadi Timçenko ka hyrë në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkak të shkeljeve të saksioneve në Ukrainë”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy