
<p>Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë thotë se të pakënaqurit kanë mundësinë të flasin me votë dhe mes tyre ka edhe njerëz që i shërbejnë sistemit. Ai rrëfeu mesazhet e marra nga një patronazhist.</p> <blockquote> <p><em>Qytetarët nuk janë prej plasteline që gjithmonë pësojnë forcën e pushtetit. Njerëzit edhe reagojnë. Mua më shkroi një para ca ditësh dhe më tha “mua më vjen turp që jam patronazhist”. Ne duhet tu japim njerëzve shansin që këta të hakmerren në kutinë e votimit. Këtu hyjnë pensionistët. Duhet tu japim mundësinë të shprehen atje. Kanë pensionet më të ulëta të rajonit. Një nga arsyet pse kemi thirrur protestë me pensionistët është tu tregojmë të gjithëve që mund të reagohet. Këtu ka indinjatë. </em></p> </blockquote>



