Covid-19 anulon seancën e radhës/ Ruçi, letër Komitetit të Ekspertëve  

Covid-19 anulon seancën e radhës/ Ruçi, letër Komitetit të Ekspertëve  

Paketa e re e masave kufizuese që bëri të ditur një ditë më parë Komiteti i Ekspertëve përfshin edhe seancat parlamentare. Duke qenë se zhvillimi i seancës bie ndesh me vendimin për grumbullimet në vende të mbyllura, kryeparlamentari Gramoz Ruçi i është drejtuar me një kërkesë për interpretim Komitetit të Ekspertëve dhe ministres së Shëndetësisë. Fjala është për vazhdimësinë e seancave në Kuvend.

Kërkesa e Ruçit

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Puna në komisionet parlamentare vazhdon online.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy