
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të partive opozitare për të djegur mandatet e deputetit.
Në një postim në rrjetin social "Twitter", kreu qeverisë bën një shpjegim “sportiv” këtij vendimi të rivalëve politike.
Për shembull merr Juventusin dhe suksesin në Serie A, duke thënë kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.
“Ky Juventusi s’durohet më! Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, ka shkruar Rama.

Por pas Twitterit të Ramës i menjëhershëm ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili ka gjetur rrjetin social "Facebook" që ti kthej një përgjigje kreut të qeverisë, duke thënë se si hajdut, gjen Juventusin të krahasohet.
“Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin qe vodhi kampionatin. Po ç’eshte ky idiot kryeminister! Shpjegojani rrypit,qe kur Juventusin e zune qe vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash,e bene shembull ja hoqen kampionatin dhe e cuan ne serine B. Po ky shpirtin tek hajdutlleqet e ka,ndaj edhe shembujt me hajdutlleqe i jep, ndaj e krahason veten me Juventusin”, shkroi Vasili.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i kujtoi kryeministrit Edi Rama se politika nuk ka lidhje me topin, por meqë ai e krahason PS me Juventusin, si interist, e mban mend mirë që bardhezinjtë ranë në Serinë B, kur u zbulua se trukonin ndeshje.
“Politika nuk është çështje topi! Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e mbaj mënd mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat! Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkroi Salianji në profilin e tij në Facebook.



