Enkeleida Fejzo, kandidate për primaret në Partinë Demokratike për bashkinë e Tiranës në emisionin 'Stay Tuned' në MCN TV deklaroi se ndjehet mjaft e nderuar dhe respektuar që ka hyrë në këtë garë.
Teksa rrëfen se kush është ajo, Fejzo tha se Partia Demiokratike i ka pëlqyer gjithmonë, ndërsa theksoi se ka 24 vite që jep kontributin e saj në këtë parti.
Ndjehem e nderuar, respektuar, me eksperiencë dhe e lumtur që jam përzgjedhur për të hyrë në këtë eksperiencë të primareve. Kandidimi im nuk ishte rastësi dhe sigurisht bashkia e Tiranës është një nga më të mëdhatë dhe më ka pritur shumë mirë dhe më janë ofruar shumë nëna, femra, gra të rinj e të reja dhe shumë anëtarë si unë, si një risi, pse jo i erdhi mundësia e kandidimit një anëtari. Unë kam lindur në Memaliaj, prej 22 vitesh banore e Tiranës, kam 24 vite në PD e pa ndryshuar në të gjithë idealin tim dhe 20 vite frytdhënëse në degën nr. 9. Që në moshën 17 vjeçe e pëlqeja PD, sigurisht jo sepse kisha të njohur, por nga studimet më ka pëlqyer gjithmonë e djathta si një demokraci që të jep të drejtën e fjalës, e lirisë dhe si një model si nga e djathta dhe nga e majta sepse sot nuk kemi shumë modele që mund të besojmë. Kur isha 18 vjeç jam anëtarësua anë PD dhe jam pritur shumë mirë. Kontributi im atëherë ka qenë thjeshtë një anëtare, pastaj jam zgjedhur kryetare e forumit rinor, në 2000 kam ardhur në Tiranë.



