Ligji shqiptar për minoritetet kalon me debate në komisionin për politikën e jashtme

Ligji shqiptar për minoritetet kalon me debate në komisionin për politikën e jashtme

Komisioni i Jashtëm ka miratuar në parim ligjin për minoritetet.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, para Komisionit të Jashtëm Parlamentar, tha se ky projektligj vendos në pozicion të barabartë të 8 minoritetet në Shqipëri. 

Shefi i diplomacisë shqiptare u kujdes të theksonte se pavarësisht secili minoritet ka më shumë zë në vendin tonë, ky ligj nuk është hartuar mbi bazën e reciprocitetit aq më tepër, tha ai, që Greqia.

Bushati:  Ne nuk e shohim këtë as si një debat me fqinjët e aq më pak një koncesion  ndaj fqinjëve. Ne e shohim këtë gjë si shprehje të vullnetit të  popullit shqiptar për të zbatuar parimet, frymën kushtetuese dhe angazhimet që Shqipëria ka në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane.

Opozita votoi pro në parim, por kërkoi kohë për diskutimin e këtij ligji për ti dhënë mundësi dhe konsultimit me opinionin e ndërkombëtarëve.

Shehu: Unë nuk shikoj asnjë material të shkruar në Këshillin e Evropës. Apo e drejta për të ndryshuar njësitë vendore ku ka zona minoritare si është? Mos duhet një mbrojtje më e fortë kushtetuese për këtë?! Për të gjitha këto gjëra që dalin dhe për të tjera unë dua kohë.

Deputeti minoritar, Andrea Marto, vlerësoi projektligjin ndërsa tha se minoriteti grek ka shumë probleme me pronësinë.

Marto: Që të zbatohet kjo në praktikë do një mbështetje të fuqishme buxhetore, veç vullnetit politik.

Nga e marta, në Komisionin e Jashtëm ligji do ti nënshtrohet seancave dëgjimore dhe do të konsultohet edhe me përfaqësuesit e minoriteteve./Oranews


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy