
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas komentit ironik që ky i fundit i bëri programit ekonomik të PD. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ky është vetëm fillimi dhe se pas tetë vitesh, shqiptarët do e largojnë me votë.
POSTIMI I BARDHIT:
Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi.E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill.
Më herët kreu i qeverisë ironizoi PD, duke e krahasuar programin ekonomik me tramvajin e Tiranës në 2011.



