Qeveria propozon Albert Nikollën për anëtar të Autoritetit të Dosjeve

Qeveria propozon Albert Nikollën për anëtar të Autoritetit të Dosjeve

Qeveria i ka propozuar Parlamentit emrin e Albert Nikollës për anëtar të Autoritetit për Informimin Mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Nga janari i vitit 2020, Nikolla ka mbajtur postin e zv.ministrit të Shëndetësisë, krah Mira Rakacollit, Bardhylka Kospirit dhe Eugena Tominit.  

Miratimi nga shumica në Parlament i jep atij statusin e anëtarit të atij që njihet ndryshe si Komisioni për hapjen e dosjeve.

Nikolla ka mbaruar fakultetin e dytë në Itali për Filozofi e Teologji, Masterin në Etikë Politike dhe Doktoraturën në Antropologji Kulturore. Është pedagog në Universitetin “A. Moisiu” – Durrës dhe pedagog i ftuar në universitetin e Firenze-s në Itali.

Është Këshilltar Bashkiak i Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Tiranë.

Ka qenë Drejtor i Caritas i Shqiptar dhe anëtar i Komisionit të Politikave Sociale të Caritas-it Europian në Bruksel nga 2010-2013.

Vendimi 

VEN D I M PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË NJË ANËTARI TË AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të z. Albert Nikolla për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy