Protesta e studentëve, Rama u flet nga Instagrami: Çfarë borxhi ju kanë ata që duan dialog?

Protesta e studentëve, Rama u flet nga Instagrami: Çfarë borxhi ju kanë ata që duan dialog?

Qeveria është e bindur se vetëm ulja në tryezën e dialogut do të çojë drejt zgjidhjes së problemeve që ka arsimi i lartë. Ndërkohë që studentët vijojnë protestën në ditën e saj të trembëdhjetë, kryeministri kërkon dialog me ta përmes rrjeteve sociale. Në postimin e fundit në Instagram, kryeministri Rama i fton ata sërish në dialog, para festave të fundvitit. “Do shihemi para festave?” është mesazhi që Rama i ka bashkëngjitur një fotoje me motive festive.

Ndërkohë, edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i mëshon nevojës për dialog. Ai e konsideron tallje me studentët plotësimin e kërkesave të tyre, në mungesë të një bashkëbisedimi nga afër.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne e konsiderojmë këtë një moment të rëndësishëm për të thelluar një reformë të shumanshme të arsimit në tërësi. Ne nuk e konsiderojmë mbylljen e protestës, që u paraqitën 8 pikat dhe hajde të ikim të hamë gjelin e detit në shtëpi. Është e njëjta praktikë, e njëjta lojë, që këto çështje nuk u zgjidhën. Ne nuk bëhemi pjesë e këtij skenari të tallemi me kërkesat e studentët. Ajo që është e rëndësishme është dialogu me studentët, për të tejkaluar 8 pikat, se 8 pikat nuk e zgjidhin situatën të arsimit të lartë”, u shpreh Balla në një dalje për mediat.

Pas shpërndarjes së protestuesve në tre grupe, për t’u vendosur në tre pika kyçe të kryeqytetit, Rama ka reaguar sërish me një status në Instagram. Kreu i qeverisë thotë se të shtyrë nga krerët e dy partive opozitare, një grup studentësh po dëmtojnë qytetarët dhe studentët e tjerë.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktoresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët dhe studentët e tjerë?”, shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy