Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën, PD dhe LSI mbeten përfundimisht pa komisionerë në KZAZ

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën, PD dhe LSI mbeten përfundimisht pa komisionerë në KZAZ

Kolegji zgjedhor e ka hedhur poshtë padinë e bërë pak ditë më parë nga dy partitë opozitare, duke lënë kësisoj në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, që opozita e dalë nga parlamenti të mos ketë anëtarë të KZAZ-ve në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kolegji zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD dhe LSI ndaj KQZ, e cila nuk regjistroi PD dhe LSI në zgjedhjet e 30 qershorit, me argumentin se nuk janë të regjistruar në zgjedhjet lokale.

Para marrjes së vendimin, përfaqësuesi ligjor i PD u shpreh se selisë blu i takon ligjërisht të ketë anëtarë, ndërsa përfaqësuesi i LSI-së tha se KQZ ka veshur syze politike.

Deri më tani, Kolegji Zgjedhor nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar që nuk i lejon PD-LSI që të kenë anëtarë në KZAZ në zgjedhjet e 30 qershorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy