Mandati i Xhaçkës/ Spiropali thërret Këshillin e Legjislacionit në 27 gusht

Mandati i Xhaçkës/ Spiropali thërret Këshillin e Legjislacionit në 27 gusht

Këshilli për Legjislacionin do të zhvillojë në datën 27 gusht një mbledhje jashtë sesionit parlamentar, ku do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Njoftimi  është bërë i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet vendimi vendimin e datës 10 korrik 2024 të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas gjykatës, vendimi i saj i parë nuk është zbatuar nga Kuvendi.

Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese. ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)

Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese. 

Partia Demokratike kërkoi një ditë më parë mbledhjen urgjente të Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy