Tiranë, 13 mijë aplikime, 1 mijë familje përfituese të kredive të buta për shtëpi të reja në Tiranë (VIDEO)

Tiranë, 13 mijë aplikime, 1 mijë familje përfituese të kredive të buta për shtëpi të reja në Tiranë (VIDEO)

Rreth një mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë shumë shpejt një kredi të butë. Bashkia e Tiranës nisi sot zbatimin e programit social të strehimit për kreditë e buta për blerjen e një shtëpie, duke marrë përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar.

Programi u prezantua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kreditë e buta janë një tjetër alternativë që Bashkia e Tiranës ofron për t’i dhënë fund problemit të strehimit në kryeqytet, krahas programeve të tjera që zbaton prej muajsh.

“Nga sot, çdo qytetar i Tiranës që plotëson kriteret, të cilat synojnë kryesisht familje të reja, mund të shkojë pranë njësive administrative dhe të aplikojë për të marrë një kredi të butë të subvencionuar nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj kredinë e merr në bankat e nivelit të dytë.  Këtë vit kemi vënë 1 milion dollarë në dispozicion vetëm për amortizimin e kredisë. Në vitin e parë financiar ku kishim një borxh të konsiderueshëm, ishte e pamundur që të fillonim një program të tillë, por në vitin e dytë, sapo Bashkia u sigurua nga ana financiare, menduam që kishte ardhur koha që me të ardhurat tona të fillonim këtë projekt”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se në administratën e mëparshme u abuzua me skemën e subvencionimit të kredisë, ku përfituesit nuk ishin ata qytetarë që realisht kishin nevojë, por zyrtarët e lartë. Ai theksoi se targeti kryesor që do të përfitojnë nga skema e kredive të buta do të jenë kryesisht familjet e reja, por sigurisht që nuk do të përjashtohen edhe familjet e tjera.

“Në kontratën që kemi me bankat e nivelit të dytë, për 1 milion dollarë që vendos bashkia, bankat do të japin nga 50-60 milionë dollarë në total për blerjen e apartamenteve. Për qytetin e Tiranës, për ekonominë tonë, injektimi i 50-60 milionë dollarëve në ekonomi, në tregun e shit-blerjeve, në taksat që paguhen prej kësaj, në rritjen e vlerës së pronës, është i jashtëzakonshëm. Janë vende pune që hapen, është një industri e cila vazhdon e punon”, u shpreh Veliaj.

Ai sqaroi risitë e skemës së subvencionimit të kredive të buta, ndërsa garantoi qytetarët se pavarësisht ndryshimeve në bursë, norma e interesit do të jetë e pandryshueshme. 

Por, përveç kredive të buta, Bashkia e Tiranës ka edhe tre skema të tjera për të mbështetur familjet, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike që të sistemohen në një strehë. Kryebashkiaku deklaroi se një prej tyre është edhe Qendra e Emergjencës, ku janë vendosur disa prej familjeve që nuk kanë asnjë mundësi ekonomike. “Sot qendra në Tufinë është kthyer në një qendër për përballimin e emergjencave. Kemi pasur situata të vështira me të ftohtin, me përmbytjet dhe ka qenë një alternativë për të pastrehët”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy