Analisti britanik: Vuçiçi është më i fortë se kurrë, Thaçi s’ka qenë kurrë më i dobët

Analisti britanik: Vuçiçi është më i fortë se kurrë, Thaçi s’ka qenë kurrë më i dobët

Analisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, ka vlerësuar se bisedimet mes Beogradit e Prishtinës kanë rënë  “në problem të madh“ dhe se dialogu nuk ka vdekur, veçse është në koma.

Nesër në Bruksel, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen me përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

“Ata (Vuçiçi e Thaçi) po thonë se po punojnë në fazën e re të dialogut, por në esencë ne s’e dimë se çfarë do të thotë kjo”, ka thënë ai, në një intervistë për gazetën beogradase “Blic”.

Judah ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiçi s’ka qenë kurrë më i fortë, ndërsa Hashim Thaçi asnjëherë s’ka qenë më i dobët.

Sipas tij, dobësia  e Thaçit do të shihet kur duhet të zbatohen marrëveshjet me Vuçiçin.

Ai ka thënë se Thaçi do ta ketë të vështirë t’i zbatojë  marrëveshjet e arritura në Bruksel, pa përkrahjen e Kuvendit.

Judah ka thënë se që nga nënshkrimi i marrëveshjeve, në vitin 2015, është zbatuar vetëm një nga katër prej tyre (marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës).

“Megjithatë, nuk pajtohem me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, se dialogu është i vdekur, por ai (dialogu) përfundimisht është në koma”, ka theksuar Judah.

Por ai ka theksuar se, megjithë këtë, gjatë kësaj kohe ka ndryshuar edhe konteksti politik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy