Kikia: Zgjedhjet do pastrojnë situatën brenda partisë, PL e Metës ka pësuar tkurrje

Kikia: Zgjedhjet do pastrojnë situatën brenda partisë, PL e Metës ka pësuar tkurrje

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live deklaroi se mënyra e organizmit të partive politike është dobët dhe se kjo mungesë serioziteti që transmetohet sot në PD reflekton seriozitetin  tyre nesër në qeveri. Ai tha se zgjedhjet do pastrojnë situatën brenda partisë dhe këmbanat bien për opozitën.

Kur je në pushtet njerëzit janë më kompakt është dëshmi e qartë se si funksionojnë partitë politike në Shqipëri. Ato kanë një rregull kur partia regjistrohet në gjykatë ka një kryetar, bord, statut e me radhë dhe çdo ndryshim që bëhet në forumet drejtuese dërgohet letra në gjykatë dhe ajo e referon në regjistër. Kur kjo nuk ndodh atëherë këto nuk janë të ligjshme. Këta dorëhiqen, emërohen, zgjidhen dhe nuk reflektojnë asgjë atje dhe të gjitha këto janë nul në aspektin ligjorë. Jep dorëheqjen Berisha dhe cakton Bashën, Basha jep dorëheqjen dhe cakton Alibeajn, ndërsa atje me letra reflekton Basha kryetar dhe këtu nis pjesa qesharake dhe tragjike sepse ky seriozit që transmetohet sot në këtë parti reflekton seriozitetin e tyre nesër në qeveri. Prandaj zgjedhjet do pastrojnë situatën brenda partisë dhe këmbanat bien për opozitën sepse nëse shkojnë me dy kandidatë, në këtë mënyrë nuk e mbledh dot elektoratin gri dhe kjo do të jenë një fshikull.

Më tej ai theksoi se Ilir Meta është i vetëdijshëm për tkurrjen që ka pësuar Partia e Lirisë dhe në bazë të situatës ajo që po shihet është se parimisht PD e Berishës po shkon drejt bashkimit me partinë e Metën.

Partia e Lirisë ka pësuar një tkurrje të madhe pas largimit nga pushteti dhe largimit të Metës nga presidenca dhe askush nuk e di se cilat janë përmasat reale sot të PL-së sepse nuk janë testuar në zgjedhje. Meta e di se sa tkurrje ka pësuar por stategjikisht u tërhoq nuk do paraqesë kandidatë, por mos pamundësia e PD për tu regjistruar në zgjedhje dhe futja e tyre nën siglën e partisë së lirisë, parimisht po shkohet drejt bashkimit të kësaj pjese të partisë me Metën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy