
I regjistruar rishtas në Tik-Tok, Sali Berisha ka zgjedhur ditën e tij të lindjes për t’iu drejtuar me një mesazh të rinjve, që përbëjnë shumicën e përdoruesve të këtij rrjeti. Në përvjetorin e 78-të të lindjes, Berisha kujton rininë e tij dhe u jep të rinjve dy këshilla.
Të dashur miqtë e mi të dashur të Tik Tokut. Sot jam 78 vjeç.
Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dua t’ju dërgoj një mesazh të gjithëve ju.
Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por nuk mund ti realizonim se jetonim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste.
Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë.
Nga biseda këto vite me të rinjtë konstatoj se kjo bindje ekziston edhe tek ata dhe shumë kërkojnë me të drejtë të largohen nga Shqipëria. Dy gjëra të vyera që më kanë ndihmuar gjatë rinisë sime të kaloj vështirësitë dua t’jua sugjeroj.
Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruar së dyti duajeni gjithmonë Shqipërinë. Nëse e bëni të parën do keni gjithmonë shpirtin të bëni gjithçka. Nëse bëni të dytën forcat tuaja do të shumëfishohen e do kapërceni çdo pengesë e vështirësi. E di që keni ëndrra fantastike. Le të bashkohemi. Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do t’i realizoni ëndrrat në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe shoqërisë tonë. Ju përqafoj të gjithëve.



