Deputeti Luçiano Boçi tha në studion e MCN Live se në Shqipëri ka një shkrirje të krimit me politike ku grupet kriminale zotërojnë asete të frikshme financiare.
Sipas Boçit Policia e Shtetit është në shërbim të krimit dhe se SPAK nuk heton asgjë por ndërton komunikim politik.
Kemi në Shqipëri një shkrirje të krimit me politikën, përfshirë dhe Policinë e Shtetit. Grupet kriminale zotërojnë asete të frikshme financiare. Janë të shtrira në ekonominë shqiptare me investitorë strategjikë, në pastrime parash, në bizneset e ndërtimit, hoteleri-turizmit. Është formulë ndërkombëtare.
Kush janë sektorët që gjallojë ekonominë. Ndërtimet dhe hoteleri-turizmit. Nga vijnë këto para? Nga trafiqet, krimi i organizuar. Policia e Shtetit është në shërbim të krimit. Atentatet janë të formatit të njëjtë. Bëhet atentati, digjet makina.
Janë të lidhur me Policinë e Shtetit dhe politikën. Drejtues të lartë të policisë, njerëz të rreshtit të dytë të policisë nuk marrin më ato pagesat mujore që merreshin diku, tani ka kaluar në aksione. Janë me aksione në ndërtim, në pastrimin e parave. Jemi në një çimentim të kësaj lidhje.
Ku është SPAK që do ishte tmerri i krimit të organizuar? SPAK merret me ngjarje politike ku shtytësit janë në kryeministri. SPAK ndërton komunikim politik, nuk lufton krimin, nuk heton.
Ministrja është kukull. Merret nga një ministri e çojnë në një tjetër.
I duhet kryeministrit ta nxjerrë në fushata për shembjen e fasadave, ta çojë në Theth.
Më tej Boçi tha se bandat i pajton vetëm Edi Rama.
Bandat i pajton vetëm një njeri, Edi Rama. Sa vijnë situatat zgjedhore, nuk ka shumë vrasje. Është paqe e negociuar nga ai që përthith dhe shpërndan interesat. Ai që i bashkon me të gjitha konfliktet e mëdha, se ka raste që i ka ulur në tavolinë palët. I thotë jam unë në pushtet, jeni ju në pushtet.



