Sonte u zhvillua debati final për kreun e “FRESSH VOICE” mes 8 kandidatëve finalistë.
I pranishëm në aktivitet është edhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se forumi ka nevojë për ripërtëritje.
“Komplimentoj të gjithë kandidatët. Punë e mirëfilltë organizimi i ndërveprimi. Forumi ka nevojë për ripërtëritje. Organizimi, forca e forumit””, tha Raam.
Rama shtoi se, kushdo që do të zgjidhet në krye të këtij forumi të jetë shprehje kuptimplotë e një pjesëmarrjes sa më të madhe në zgjedhje.
“Puna që mbetet për tu bërë deri ditën kur ju dhe të gjithë ata bashkë me ju janë anëtarë të forumi, do të zgjedhin është punë e mirëfilltë organizimi, komunikimi dhe tërheqje e të gjithë anëtarëve të FRSSH në zgjedhje për të bërë të mundur që kushdo që do të zgjidhet në krye të këtij furumi të jetë shprehje sa më kuptimplotë e një pjesëmarrjes sa më të madhe në zgjedhje. Ajo që ka vlerë shumë të madhe përtej kush do të jetë fituesi është se ndërkohë, të paktën në këndvështrimin tim ky është një ekip, ekip karakteresh të ndryshme, por komplementare sepse këtu kanë ardhur për të kandidaur për kreun e FRESSH dhe duke qenë socialistë janë brenda një mënyrë të të parit të botës dhe duke parë ndërkohë dhe jo vetëm së shpejti do të kemi një drejtues, por edhe një ekip dhe kjo mendoj se kjo është një vlerë e shtuar e këtij procesi që nisi si ide novative dhe po shndërrohet si një organizatë e realisht të ripërtërirë”, tha Rama.



