Braho i drejtohet Byrosë: Masë për Flamur Nokën

Braho i drejtohet Byrosë: Masë për Flamur Nokën

Kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i është drejtuar me një kërkesë Byrosë Parlamentare për të marrë masë disiplinore dhe për të përjashtuar me 10 ditë deputetin e PD-së, Flamur Noka, pas debateve të sotme në komision.

Kërkoj përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit dhe mbledhjet e komisionit me 10 ditë, pasi deputeti në fjalë vazhdimisht përdori fjalë të pahijshme dhe ofenduese duke provokuar rrëmujë dhe pengesë në zhvillimin e seancës, fyerje dhe kërcënime për anëtarët e komisionit dhe ministrin e Brendshëm, thuhet mes të tjerash në kërkesën e kryetarit Braho.

Deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit plenare më 17 nëntor u përjashtua nga punimet e parlamentit, nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, pas incidenteve dhe përplasjeve në sallë me përfaqësues të maxhorancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy