
I ftuar në studion e “Të Pa ekspozuarit” në MCN tv, deputeti Agron Shehaj deklaroi se largimi nga PD erdhi pas faktin se e shihte të pamundur që ajo parti të kthehet në një alternativë të besueshme për shqiptarët.
Përmes një metafore, Shehaj e cilësoi PD-në një ‘anije’ që po shkon drejt shkëmbinjve.
Pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, edhe pse kushtet në të cilat u zhvilluan ishin tmerrësisht të padrejta, pashë që nuk kishte ndërmend dhe nuk shikoja ndonjë ndryshim, vendosa të largohesha.
Me metaforë, më shumë se një anije që po mbytet shoh një anije që po shkon drejtë shkëmbinjve.
Uroj ta kem unë gabim, por nuk shoh një të ardhmes aty, nuk shoh krijimin e një alternativë të besueshme, pastaj se a do mbytet do ri ngrihet apo jo, s’dua ti urojë një fat jo të mirë PD sepse është partia ku kam qenë por them se nuk është kjo mënyra më e mirë.
Uroj ta kem gabim, por unë mendoja ndryshe dhe vendosa të largohesha. Isha nga viti 2017 aty.



