Mbërrin në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Drejtoresha e zgjerimit ne Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit dhe 3 anëtare te këtij misioni, te cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria, sipas vizion plus në mbrëmje arrijnë në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Europian kane firmosur tashme marrëveshjen mbi bazën e te cilës do te ndërtohet puna e ndërkombëtareve per procesin e vettingut. Mësohet se do te ketë edhe nje bord per vendimmarrjen, pjese e te cilit do jene edhe drejtoresha e zgjerimit Genoveva Ruiz Calavera, ambasadori amerikan Donald Lu e ambasadorja e BE Romana Vlahutin.
Burime bëjnë te ditur se 3 anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit qe mbërrijnë sot ne Tirane, do te qëndrojnë vetëm deri ne përfundim te skanimit te kandidateve për institucionet e vettingut. Kur te ngrihet komisioni i posaçëm i kualifikimit dhe kolegji i apelimit këta eksperte do te largohen e do te vije grupi tjetër i vëzhguesve ndërkombëtare, te cilët do te qëndrojnë përgjatë gjithë kohës qe do te zgjasë vettingu.
Puna e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit nis te premten me vlerësimin e kandidateve per institucionet qe do te bëjnë vettingun.



