Mediat ndërkombëtare: Grusht në fytyrë liderit të opozitës shqiptare

Mediat ndërkombëtare: Grusht në fytyrë liderit të opozitës shqiptare

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për incidentin e ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku u godit me grusht në fytyrë, kreu i opozitës, Sali Berisha.

Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull, ndërsa drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestat antiqeveritare që po zhvillohen disa metra larg vendit të një samiti të BE-së.

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

I njëjti lajm ndahet dhe nga US News dhe nga media të tjera.

Washington Post shkruan se lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë të opozitës shqiptare u sulmua të martën gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy