
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, prit sot në një takim zv.presidentin e Komisionit Europian Margaritis Schinas, ku nw fokus tw bisedws ishin çështje të emigracionit të jashtëligjshëm dhe azilkërkuesve.
Teksa dëgjova prej tij vlerësimin se Shqipëria mbetet një shembull i mirë në menaxhimin e flukseve migratore që vijnë prej vendeve të Afrikës apo Lindjes së Mesme drejt Europës, riafirmuam mbështetjen që KE do t’i japë vendit tonë në fushën e emigracionit dhe në mënyrë të veçantë për të adresuar problemin e trafikut të klandestinëve.
Në vijim ministri diskutoi me diplomatin europian edhe për marrëveshjen e Shqipërisë me FRONTEX si një histori suksesi në menaxhimin e kufijve.
Shqipëria është e angazhuar që politikat e saj në fushën e emigracionit dhe azilit t’i përafrojë në formë progresive me Bashkimin Europian.
E sigurova zv.presidentin Schinas se veprimet dhe prioritetet tona e projektojnë Shqipërinë si një anëtar të ardhshëm të besueshëm të unionit.



