Sejamini: 21 Janari vrasje e pastër shtetërore, dhuna politike shkakton viktima

Sejamini: 21 Janari vrasje e pastër shtetërore, dhuna politike shkakton viktima

Gazetari Neritan Sejamini e cilësoi ngjarjen e 21 Janarit si politike dhe se drejtësia ka munguar. Ai tha se kjo ngjarje është shumë e rëndë, nuk ka lidhje me vjedhjen e votave, është një ngjarje ku janë vrarë njerëz me armë shtetërore.

Sipas tij, fakti që ne flasim 12 vite pas do të thotë dështim dhe mësimi që duhet të kishim nxjerr ne është se dhuna politike shkakton viktima që janë njerëz të pafajshëm.

Drejtësia ka munguar dhe shpresoj që drejtësia të bëhet. Përtej kësaj diskutimi që ne mund të bëjmë është politik. Kjo ka qenë një ngjarje e rëndësishme politike. Kjo është një çështje shumë delikate, por në vetvete është e pakrahasueshme me asnjë çështje tjetër. Kjo ngjarje është shumë e rëndë nuk ka lidhje me vjedhjen e votave, është një ngjarje ku janë vrarë njerëz me armë shtetërore. Ne këtë ngjarje se kemi analizuar asnjëherë deri në fund sepse është një ngjarje komplekse si u zhvillua, si u përdor nga palët është një dramë e keqpërdorimit politik me jetën e njerëzve. Si në vitin kur ndodhi ashtu dhe sot. Ajo ngjarje u provokua për të pasur gjakderdhje, dhe ndoshta- ndoshta dhe për të derdhur gjak për të marrë pushtetin. Është vrasje e pastër shtetërore, por përtej kësaj drejtësia duhet të bëj punën e saj dhe fakti që ne flasim 12 vite pas do të thotë dështim. Mësimi që duhet të kishim nxjerr ne është se dhuna politike shkakton viktima që janë njerëz të pafajshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy