‘Paraburgimi është kthyer në normë’, Haxhiu: mbajtja e Metës dy vite në qeli, turp për shoqërinë

‘Paraburgimi është kthyer në normë’, Haxhiu: mbajtja e Metës dy vite në qeli, turp për shoqërinë

Analisti Baton Haxhiu, në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, komentoi debatin mbi përdorimin e paraburgimit në Shqipëri dhe nismën e kryetarit të Gjykatës së Lartë për rishikimin e kësaj praktike.

 

Sipas Haxhiut, në vend është krijuar një qasje shumë e ashpër dhe represive ndaj qytetarëve, e cila u theksua sidomos në periudhën kur u ndërmorën aksione ndaj personave që nuk paguanin faturat e energjisë elektrike dhe ujit. Ai theksoi se paraburgimi gradualisht është shndërruar në një praktikë të zakonshme në sistemin e drejtësisë.

 

Analisti u shpreh se sot paraburgimi po trajtohet si rregull dhe jo si masë e jashtëzakonshme, gjë që sipas tij tregon për një problem më të thellë shoqëror. Ai solli si shembull rastin e ish-presidentit Ilir Meta, duke thënë se mbajtja e tij për dy vite në paraburgim është e papranueshme për një shoqëri demokratike.

 

Haxhiu argumentoi se, pavarësisht akuzave që mund të rëndojnë mbi një person, paraburgimi për një periudhë kaq të gjatë është një praktikë e tepruar. Sipas tij, në standardet e botës moderne një situatë e tillë mund të konsiderohet edhe si formë torture.

 

Ai shtoi gjithashtu se fenomeni lidhet me dy probleme kryesore: nga njëra anë me pandëshkueshmërinë dhe mungesën e përgjegjësisë qytetare në të kaluarën, dhe nga ana tjetër me atë që ai e quajti “kultura e të fortit” në shoqëri. Sipas Haxhiut, kjo kulturë ka qenë për një kohë të gjatë e pranishme dhe nuk mund të ndryshohet menjëherë vetëm përmes ndëshkimeve të ashpra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy