
Deputeti i PD Edi Paloka ka deklaruar se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të quhet Komisioni i të Vërtetës dhe do të ketë për synim zbardhjen e lidhjeve mes politikës dhe krimit.
“Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë u detyrua që shkojë pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllain e ish-ministrit. Duhet të ishte pas hekurave, por është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet në drejtësi.
Ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni që quhet Komisioni i së Vërtetës që do të kërkojë të zbardhe lidhjet e politikës me krimin”, u shpreh Paloka.
Po ashtu ai vuri në dukje se në orën 15:00 mblidhet grupi parlamentar i PD-së, ku do të vendoset për aksionin opozitar në seancën e Kuvendit.



