
Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë seancën ku po shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Këshilltari i kreut të shtetit Bledar Dervishaj pas afro një ore diskutimesh kërkoi një orë pushim përpara se palët të parashtrojnë argumentet e fundit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarëve, përfaqësuesit e Presidentit theksuan faktin që kreu i shtetit u njoftua vetëm formalisht në komisionin e ligjeve në vitin 2019, ndërkohë që kishte të drejtën për t’u dëgjuar.
Po ashtu u vu në dukje që Presidenti ka luajtur rolin e super partisë pasi vendi u fut në një situate të jashtëzakonshme si pasojë e Covid-it. Sipas palës së kreut të shtetit për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike ai hartoi një platformë bashkëpunimi që ua ofroi palëve për kapërcimin e krizave.
“Ai ka ndjekur ligjet kushtetuese ku presidenti ka si qëllim ruajtjen e balancave dhe të qetësisë politike. Kryeministri sulmon presidentin si para zgjedhjeve apo gjatë tyre duke e fyer dhe duke e quajtur si konkurrent në zgjedhje”, argumentoi Dervishaj.
DISKUTIME
Tusha: Deri tani kemi dëgjuar këto cka ju thate tan, por nuk kemi dëgjuar përgjigjet e pyetjeve qe ju kemi drejtuar.
Dervishaj: Jua kam dërguar me shkrim përgjigjet
Tusha: Përgjigjet duhet te jepen me goje dhe me shkrim
Dervishaj: U kam kthyer përgjigje të përmbledhur me gojë, për me të detajuar janë me shkrim tek dosja qe ju kam sjelle, duhet ta shqyrtoni
Tusha: Ju nuk doni të lexoni përgjigjet
Dervishaj: Ky është një mjet që zgjodhi gjykata
Tusha: Ju dhamë afatin për t’u përgjigjur më gojë dhe me shkrim, por përgjigjet duhet të jepen me goje sepse është seancë publike.
Dervishaj: Ne po bëjmë njësoj si kuvendi, disa prej përgjigjeve i dhamë me gojë, të tjerat i kemi dhëne më shkrim, ashtu si Kuvendi.



