Kuvendi mbajti sot seancën e 3-të për COVID-19 ku ka miratuar 11 akte ligjore, disa prej tyre për koronavirusin.
Kështu u miratuan ndryshimet në buxhetin për 2020 me 90 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim, po ashtu janë miratuar falja e gjobave me 95 vota pro 6 kundër 3 abstenim dhe madje lekët apo pantetat dhe automjetet do të rikthehen brenda 15 majit.
Votimet
88 pro, 9 kundër dhe 5 abstenim-Akti normativ nr. 14, date 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”, të ndryshuar””
90 pro, 9 kundër, 5 abstenim- Akti normativ nr. 15, datë 15 prill 2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar””
95 pro, 6 kundër, 3 abstenim- Akt normativ nr. 16, datë 17.4.2020 “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19″
92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”
92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”
89 pro, 10 kundër, 2 abstenim-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar””.
88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për shërbimet e pagesave”.
88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”
88 pro, 8 kundër, 5 abstenim- Projektligji “Për pyjet”.
89 pro, 13 kundër, 4 abstenim- Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto – Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.
95 pro, 7 kundër, 1 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”.
98 pro, 5 kundër, 0 abstenim-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikë së Shqipërisë, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prokuruar kundërmasat mjekësore”
13:20/ "Të ndahemi nga oligarkia", Bushati kundër koncesionit të Porto Romanos
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh kundër koncesionit të Porto Romanos. Nga foltorja e kuvendit Bushati ngriti zërin duke bërë thirrje maxhorancës për tu ndarë nga oligarkët duke mos përsëritur gabimet në Dhërmi e Palasë ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon energjia e uji.
Në replikë, Balla i kujtoi Bushatit se kishte qenë në qeveri kur ishte miratuar kontrata shtesa e të cilës po miratohej sot dhe nuk e kishte kundërshtuar dhe fjalimin e sotem e quajti si "fjalimi i Grida Dumës".
Debati u bë për Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto - Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.
Ditmir Bushati: “ Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri, pa garë, pa procedurë dhe pa ligj, në një situatë jashtëzakonisht të vështirë në të cilën po kalon vendi. Ne nuk kemi asnjë tagër z. Kryetar, zonja e zotërinj deputetë, për të marrim vendime për 30 vitet e ardhshme. Ne na duhet strategji zhvillimi për detin....
Po synohet me këtë kontratë që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb objekti. .. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit, nuk kemi pse ARZH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën prifatët. Nuk kemi pse të pagujamë taska shqiptarët e zkaonshëm këtij vendi dhe të gjithë ne për të cuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati. Çfarë fiton shoqëria me këtë gjë, çfarë fitojnë fëmijët tanë me këtë gjë. Çfarë duam të bëjmë? Duam të bëjmë një realitet si Dhërmiu e Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga atje, shkon energjia, shkon uji?
Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelen çdo biznesmeni të ndershëm shqiptarë, po duhet të ndahemi me oligarkinë. .. Duhet ta përballojmë këtë realitet, nuk duhet të bëhemi si Partia Demokratike që ditën vajton dhe natën i shkel syrin oligarkëve duke i vënë gjoba.
Po nuk kemi pse t’i japim bonus as Presidentit të Republikës që të dalë si garant i mbrojtjes së publikes, interesin e publikes duhet ta mbrojmë ne z. Kryetar, ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë, jemi partia që kemi ardhur në 2013 dhe kemi thënë që do i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria. Ilir Beqja shkruan e thotë kush jemi ne që po mbajmë peng të ardhmen e të rinjve. Këtu është momenti për ta vërtetuar z.kryetar për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar, ku në politikë njerëzit qëndrojnë vetëm për favore dhe ku oligarkët e shpërthejnë politikën. Pse e kemi futur këtë në procedurë të përshpejtuar? Për 30 ditë, për 30 ditë nuk bëhet një studim shkencor, për 30 ditë ne nuk kemi mundësi t’u shërbejmë njerëzve, atyre që u kemi kthyer shpinën.
Taulant Balla: Kuvendi sot po shqyrton një shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 5-6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë. Në atë kohë kur është miratuar ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga i gjithë Kuvendi dhe nuk besoj që në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu. Unë nuk kam qenë ndonjë anëtar i qeverisë, kam qenë deputet i PS.
Gjërat i shoh njëlloj sikur jam...nuk dua të them atë që thotë Grida Duma, se fjala e kolegut mu duke si fjalë e Grida Dumës, i shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk më pëlqejnë nga brenda. Prandaj dua të sqaroj që këtu ne duhet të japim shembullin. Kur një kompani, kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat dhe ka nevojë të bëjë një ndryshim kontrate, kjo historia e këtyre diskutimeve patetike gjoja në interes të njerëzve, por është thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Shtesa e kontratës koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të vijuar një investim të rëndësishëm, për ta çliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët të ndryshëm.
Porti i Durrësit, aty ky është porti duhet të jetë në të ardhmen një port turistik dhe një port udhëtarësh. Historia që në qendër të Durrësit shkarkohen kontenieret më qymyr, krom dhe plehra nuk mund të vazhdojë. Prandaj krijimi i një Porti të ri, ai i Porto Romanos e ka lehtësuar ndjeshëm ndotjen nga anijet e transportit të naftës dhe nënprodukteve të tjera.
11:29/ Kuvendi/ Ahmetaj: Shqipëria e dyta në rajon për paketat financiare
Ministri Arben Ahmetaj u shpreh se Shqipëria është në vendin e dytë në rajon lidhur me paketat financiare që ka aplikuar në ndihmë të biznesit dhe qytetarëve.
"Shumë kush ka parë vende dhe parlamente që janë fokusuar te hallet e qytetarëve.
Një debat i padenjë për pensionet, jo vetëm që nuk kemi ndërmend ti prekim, të askujt, por ne sapo i rritëm me 21 mln dollarë dhe do të vijojmë ti rrisim. E dini cfarë janë pensionet suplementare, shumë ish-deputetët që marrin katërfishin e atyre të qytetarëve. Sa i përket paketave, do ua dërgoj ose i gjeni nga Kuvendi, 2.5 mld lekë për Shëndetësinë për të përballuar situatën dhe e ka përballuar me sukses.
Kemi paketën e parë që janë shërbyer bizneset e mbyllura, familjet në nevojë apo pagesë papunësisë 6 mld lekë. 7 mld lekë për bizneset e prekura. Rritjen e shpenzimeve për emergjencat civile, 2 mld lekë. Sot janë paguar 59 mijë qytetarë nga paketa e parë dhe 74 mijë nga paketa e dytë.
Jam i bindur se do të votoni aktet se në finale mbështesni qytetarët dhe biznesin. Jemi vendi i dytë në rajon pas Serbisë" tha ai.
11:00/ Beqja: Propozova uljen për pensionistin Petrit Vasili
Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka sqaruar deklaratën për ulje pagash duke thëën se me pensionistët nuk është marrë fare por e kishte për disa ”pensionistë” si Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha që marrin nga 800-900 mijë lekë.
Po ashtu Beqja akuzon për këto lajme titujt e disa gazetave si dhe plagjiaturat.
Ndërkohë nuk kanë mbetur as reagimet nga Kuvendi për deklaratën e Beqajt disa ditë më parë, teksa Përmeti i ka sugjeruar të kurohet urgjentisht pasi është e turpshme.
ANDI PËRMETI: Ky ka ikur nga mendorja. Po po zoti Beqja, them se keni nevojë për kurim urgjent. është e turpshme
O i çmendur, o i pashpirt. Nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën. Nëse e ka bërë nga mendja e tij të kujdeset
ILIR BEQJA: Nuk jam marrë me pensionistët fare. ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen.
Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili mos marrë 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm.
Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë.
10:27/Shkon në 773 numri i të infektuarve/ Covid-19, Manastirliu: Jemi ende në fazë aktive!
Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 773 të infektuar, kurse të shëruar rezultojnë 470.
Manastirliu tha se janë 272 pacientë aktivë me COVID-19 dhe kjo tregon se epidemia është ende aktive në Shqipëri, por po kryhen gjurmime 24 orë të kontakteve të afërta.
“Jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni”.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja Manastirliu deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e rihapjes.
“Jemi drejt një strategjie rihapjeje, por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, u shpreh Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID19, prej tyre 60% janë të shëruar.
“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, sqaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha në Kuvend se hapja e një seri biznesesh në fillimin e kësaj jave është pjesë e strategjisë së rihapjes, për të vlerësuar situatën për dy javët që pasojnë.
09:05/ Kuvendi voton sot aktin normativ të qeverisë për faljen e gjobave të pandemisë
Parlamenti do të votojë në seancën e sotme aktet e qeverisë që sanksionojnë faljen e gjobave të vendosura pas shpalljes së emergjencës natyrore.
Sipas këtij vendimi, patentat e bllokuara dhe makinat e sekuestruara do të kthehen, po ashtu edhe paratë e paguara nga këmbësorët e gjobitur apo prej drejtuesve të automjeteve të ndëshkuar për shkeljen e rregullave.
Vendimi ka hyrë në fuqi dhe institucionet po përgatisin të dhënat për zbatimin e tij. Ndërsa do të duhet që parlamenti të votojë aktin normativ për të sanksionuar zbatimin e tij.
Pas datës 8 maj gjobat dhe ndëshkimet e rregullave të ndalim qarkullimit do të vendosen në bazë të ndryshimeve të kodit penal.



