Xhaçka: Sulmi kibernetik i 15 korrikut, i paprovokuar! Rrisim kapacitetet për të përballuar më mirë sulmet në të ardhmen

Xhaçka: Sulmi kibernetik i 15 korrikut, i paprovokuar! Rrisim kapacitetet për të përballuar më mirë sulmet në të ardhmen

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri, deklaroi se sulmi i 15 korrikut ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar vendi ynë në dekadat e fundit.

Ajo tha se në mënyrë krejt të paprovokuar, vendi ynë u bë objekt i një sulmi të organizuar nga një aktor shtetëror.

Jo nga ndonjë aktor shtetëror çfarëdo, por nga Irani, një fuqi e madhe me një CV të pasur sulmesh të organizuara e sponsorizuara qoftë në Lindjen e Mesme por edhe më gjerë.

Ishte një vendim i padëshiruar nga ne, por që besoj që i bën nder Shqipërisë, fakti që pas këtij sulmi ne shkëputëm marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Siç e thashë, sulmi ishte krejtësisht i paprovokuar. Askush nuk e priste një sulm të këtyre përmasave e aq me pak një sulm të organizuar nga një aktorë shtetëror.

Kolegët e AKSHI-t e AKCESK-ut më kanë treguar më pas, që sistemet tona qeveritare, infrastruktura jonë digjitale i nënshtrohet çdo ditë çdo ditë një numri të jashtëzakonshëm sulmesh kibernetike nga individë e organizata kriminale, por këto sulme nuk ia kishin dalë kurrë të kompromentonin këto sisteme.

Ajo që ndodhi në 15 korrik ishte diçka e një magnitude e shkalle krejtësisht të re sigurisht. Ky ishte një sulm të cilit nuk do t’i kishin rezistuar dot më mirë as vende me shumë më tepër eksperiencë, me kapacitete shumë më të mëdha, e me risurse financiare shumë herë më të mëdha sesa tonat.

Sipas saj, 15 korriku ishte një akt agresioni shtetëror të paprovokuar kundër një vendi të pavarur e sovran.

Xhaçka shtoi se do të kishin shkaktuar në infrastrukturën tonë digjitale dhe në infrastrukturën tonë të shërbimeve një dëm po aq të madh sa kanë shkaktuar në qytetet e Ukrainës raketat e bombat ruse dhe se pasojat për qytetarët shqiptare do të kishin qenë të jashtëzakonshme.

Ky nuk është një ekzagjerim, pasi Shqipëria është sot një vend, që ofron 95% të shërbimeve online dhe nëse ky sulm do të kishte qenë i suksesshëm aftësia jonë për të ofruar shërbimet do të ishte kompromentuar shumë.

Akoma më shumë do të ishte kompromentuar besimi i qytetarëve tek këto sisteme duke i dhënë kështu një goditje të rëndë njërës prej reformave më të rëndësishme të qeverise sonë.

E vërteta është që asnjë vend në botë, nuk është sot i aftë të përballojë i vetëm sfidat e sigurisë kibernetike. Sot mund të ndaj me kolegët lajmin që në vitin e dytë të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit siguria kibernetike do të jetë një nga temat kryesore që do të trajtohen për të gjeneruar mbështetje e bashkëpunim me sa më shumë vende.

E padyshim, në çdo angazhim tonin me BE dhe NATO, por edhe në angazhimet bilaterale, siguria kibernetike, nevoja për ta trajtuar këtë çështje si një çështje të sigurisë tonë kolektive e për të mbështetur të gjithë vendet aleate, është kthyer sot në një kryefjalë të punës tonë diplomatike.

Xhaçka deklaroi se çështja e sigurisë kibernetike dhe të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë si një aleat dhe partner i besueshëm, ishte një nga pikat kryesore të diskutimit gjatë dialogut strategjik që u zhvillua në Uashington në tetor.

Ne kemi diskutuar tashmë hapur e pa doreza me SHBA për nevojën e madhe që kemi për mbështetje qoftë për sa i përket përballimit të fazës emergjente të sulmit, qoftë për sa i përket ngritjes së kapaciteteve dhe infrastrukturës së nevojshme që do t’i lejonte Shqipërisë të përballonte akoma më mirë sulme të tilla në të ardhmen.

Unë jam e inkurajuar që Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për ta mbështetur Shqipërinë dhe kanë gatishmërinë për ta mbështetur Shqipërinë jo thjesht sepse Shqipëria është një aleat e partner i besueshëm, por edhe sepse kjo ne fakt është një sfidë e përbashkët dhe një kërcënim për sigurinë e të gjithëve ne.

Prandaj besoj qe ne muajt ne vijim bashkepunimi ynë me SHBA në këtë fushë do përshpejtohet duke prodhuar rezultate konkrete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy