Deputetja socialiste, Elisa Spiropali thotë se ka qenë, është dhe do jetë gjithmonë pjesë e Partisë Socialiste.
Duke hyrë në seancën parlamentare ditën e sotme, ajo deklaroi se kush i ka bërë dëme partisë, duhet të shkojë aty ku ka vendin.
E rëndësishme është ajo që do bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do jem gjithmonë në PS.
Në Partinë Socialiste duhet të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë sot dhe të tjerët që mund t’i kenë sjellë dëme PS, le të shkojnë aty ku kanë vendin.



