Abdixhiku thirrje Kurtit të tërheqë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Abdixhiku thirrje Kurtit të tërheqë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i është adresuar publikut përmes një konference për media, pas vendimit të qeverisë për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për Zgjedhjet.

Abdixhiku ka thënë se LVV në mënyrë të paprecedentë ma marrë vendim për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve.

Ai thotë se LVV e ka kuptuar se nuk po mund të përballojë problemet reale që lidhen me pandeminë dhe ekonominë.

“LDK është treguar konstruktive në lidhje me zgjedhjen e presidentit të vendit. Me këtë veprim që bëri sot Kurti dëshiron të krijojë destabilitet politikë”.

Abdixhiku thotë se Kurti duhet të heqë dorë nga shantazhimi i opozitës.

“Kurti tregoi se nuk ka interes për të zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente. I bëjë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga kjo iniciativë dhe të lejojë konstruktivitetin. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh Kurti dëshiron zgjedhje dhe krizë institucionale në vend…Fillimisht kërkojmë që ky Projektligj të tërhiqet. Nëse ky Ligj nuk tërhiqet atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje”.

Kryeministri Albin Kurti, tha sot se ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy