“Protestë kundër vrasjeve shtetërore”/ Baçi: Duhet një dorëheqje në bllok e kryeministrit dhe qeverisë (VIDEO)

“Protestë kundër vrasjeve shtetërore”/ Baçi: Duhet një dorëheqje në bllok e kryeministrit dhe qeverisë (VIDEO)

Nën moton “Drejtësi për Jonadën”, qytetarët do të mblidhen sërish në protestë pasditen e së hënës, pasi e mitura shtatë vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase, teksa po pushonte me familjen në plazhin i Potamit në Himarë. Edhe në këtë protestë, do të jetë i pranishëm kryetari i partisë demokratike, Sali Berisha, i cili shkruan se mbështet protestën e qytetarëve dhe kërkesat që ato kanë.

Në protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Për deputetin Luan Baci përgjegjësia nis me kryeministrit Rama pasi kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore.

Sipas Baçit, qytetarët e kanë humbur besimin te policia pasi më shumë ndihen të dhunuar sesa të mbrojtur.

Sakaq edhe partia e Lirisë do të jetë e pranishme në protestë. Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi ka shpërndarë një video të publikuar nga deputeti Belind Këlliçi, ku pretendohet se ka një ushtri fantazmash që adhurojnë qeverinë, duke iu referuar komenteve të bëra në faqen e kryeministrit Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy