Zyrtare/ Qeveria paguan 5 milionë euro për mediat (VIDEO)

Zyrtare/ Qeveria paguan 5 milionë euro për mediat (VIDEO)

Qeveria do të paguajë faturën e dixhitalizimit e mediave në vend.  Bëhet fjalë për një fond që kap shumën e 5 milionë eurove, e që është propozuar në ligjin e  “Lirimit të frekuencave të dixhital-dividentit” në mars të 2017-s, nga ministria e Financave dhe ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Ndryshimet parashikojnë  kompensimin e pjesshëm të kostove shtesë për investimet në teknologji që shoqëruan kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike, ndërsa ato miratohen në një kohë, kur një pjesë e Tv private kërkojnë që të vjelin fonde nga taksapaguesit për tarifën e televizorit.  Me fondin që vihet në dispozicion,sipas ligjit, ndarja parshikon që 1/5 t’u vihet në dispozicion operatorëve ekzistues lokalë/rajonalë, të cilët duhet të paguajnë një tarifë për të transmetuar në rrjetin numerik të RTSH-së apo në rrjetet e tjera të licensuara numerike.

2/5 e tij do të përdoren për të mbuluar pjesërisht investimet e operatorëve me eksperiencë në transmetime numerike, që dalin jashtë funksionit, si rezultat i ndryshimeve teknologjike dhe pjesa tjetër që përbën 2 të pestën, do të përdoret për të mbuluar pjesërisht investimet e operatorëve privatë historikë kombëtarë për ndryshimin e infrastrukturës së transmetimit nga analoge në numerike. Administrimi i fondeve për këtë kompensim do të bëhet nga AMA, ndërsa ndërsa përfitues do të jenë 70 operatorë lokalë dhe rajonalë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy