Kryetari i Partisë Demokratike do të mbledhë sot kryesinë e partisë.
Gazetari Mariglen Kume tha në një lidhje me studion e MCN Live se sipas burimeve të tij, anëtarët do i kërkojnë Berishës një analizë edhe për performancën e drejtuesve politikë të PD-së.
Më kanë konfirmuar që do i kërkojnë Berishës që PD të futet në një analizë sa i përket jo vetëm atyre që ka bërë kundërshtari politik, por edhe për performacën e drejtuesve politikë dhe PD.
Kjo mbledhje e Kryesisë do të jetë pa Elidon Bushatin, Dhurata Çupin, Ervin Salianjin, Zheni Gjergjin.



