Pazaret për drogën kanë qënë shkak për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Sarandë. Ky është konkluzioni i Partisë Demokratike, e cila nxitoi të jepte versionin e saj mbi ngjarjen edhe pse hetimet për vrasjen vijojnë ende nga Policia.
Në një deklaratë për mediat Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji tha se vëllai i viktimës, administrator i Kaçinarit e kishte kthyer banesën në magazinë droge, ku policia gjeti dhe sekuestroi 424 kg kanabis.



