Berisha pas fjalës së Zelenskyt: Ftesa e Ramës për turistët rus, absurde. Të largojmë amabasadorin rus nga Tirana

Berisha pas fjalës së Zelenskyt: Ftesa e Ramës për turistët rus, absurde. Të largojmë amabasadorin rus nga Tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare gjatë së cilës foli presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një komunikim për media, e quajti një vendim absurd shpalljen e ftesës së Ramës për turistët rusë në Shqipëri.

Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për të gjithë ata që e duan lirinë dhe besojnë te vlerat e saj. Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në këtë parlament për ndihma konkrete të gjithanshme ndaj këtij kombi.

Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, OKB ka dhënë ndihmesën e vet. Ajo që na turpëroi sot është qëndrimi i dyzyar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar.

Nga njëra anë votohet në Këshillin e Sigurimit, shprehet solidaritet me Ukrainën, nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe për Ballkanin e Hapur.Ka qenë gabim shpallja e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. 

Imagjinoni vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rikuperuar për të marrë veten kjo ishte një fyerje e rëndë për ju që ndoqët fjalën e Zelensky kjo ishte dhe një kërkesë e tij.

Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie kjo ftesë për rusë të cilët po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë.

Berisha kërkoi që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri, poashtu kërkoi gjithashtu që të largohet ambasadori rus në Tiranë dhe të tërhiqet ambasadori shqiptar nga Moska.

Kërkoj të anulohen vizat për çdo qytetar rus që do të hyjë në Shqipëri, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska.

Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve me Rusinë. Shpreh solidaritetin tim, simpatinë time më të thellë për Ukrainën, presidentit dhe popullin e saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy