Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi duke folur për ngërçin politik tha se mazhoranca nuk do të dëshironte të shkonte në zgjedhje pa opozitën, por kjo mbetet në dorën e opozitës.
“Natyrisht nuk mund të fshihemi prapa gishtit e të mos pranojmë, që një proces zgjedhor pa opozitën na nderon si shoqëri shqiptare në përgjithësi. Nuk do të dëshironim të kishim zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk është më në dorën tonë.
Data 18 qershor, pjesëmarrja në zgjedhje nuk është një e drejtë e partive, por është detyrim për popullin. Jemi regjistruar, kemi filluar punën organizative, ne do marrim pjesë në zgjedhje. LSI dhe disa parti të tjera janë regjistruar gjithashtu, janë krijuar parakushtet për një proces zgjedhor”, tha ai.
Në lidhje me protestën e opozitës zëvendëskryeministri tha se PD po dëmton më së pari veten dhe pastaj vendin.
“Të hënën i kemi pritur me keqardhje, nuk mund të na gëzojë asnjë lajm që vjen nga fronti i destruktivitetit, të gjitha këto veprime janë në të kundërt të interesit të vetë PD, po dëmtojnë vetë imazhin e kësaj partie, se para se të jemi mazhorancë e socialistë, jemi edhe shqiptarë”, tha Peleshi.



