Në mbledhjen e tetë ndërqeveritare për Shqipërinë u ra dakord se vendi i ka plotësuar piketat e ndërmjetme të grupkapitujve themelorë, është bërë punë e mirë, por nuk është e mjaftueshme.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, dhe zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna, deklaruan se duhen rezultate konkrete në goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.



