"LSI-ja nuk e do reformën në drejtësi", Kryemadhi: Rama manipulon, deri dje na lutej për aleancë

"LSI-ja nuk e do reformën në drejtësi", Kryemadhi: Rama manipulon, deri dje na lutej për aleancë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur me akuza deklaratës së djeshme të kryeministrit Rama, i cili tha dje se partia e saj ka frikë nga reforma në drejtësi. Në takimin e parë me gazetarët për këtë vit, Kryemadhi tha se Rama po përpiqet të manipulojë opinionin me deklaratat e tij.  

“Zoti Rama duke qenë se është frikacak vetë, mendon se edhe të tjerët janë. LSI nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë. Ai nuk është as prokuror, as gjykatës, drejtësinë e vendosin institucionet. Ai mund të jetë vetë shumë shpejt i pandehur për mënyrën si ka punuar. Deri më datën 1 qershor, Rama na bënte thirrje për koalicion. Ai shquhet për manipulim. Nuk mund të ndryshojë asgjë nga ajo që është shkruar në fatin e tij politik për 2018-n”, tha ajo.

Ndërsa në lidhje me integrimin e vendit në BE, Kryemadhi tha se Rama u ka kujtuar SHBA-ve dhe BE-së se ka edhe opsione të tjera.   

“Sa i përket negociatave, Rama nga Brukseli kërcënoi BE dhe SHBA kur tha ser nëse nuk bëni siç duam ne, atëherë kemi edhe opsione të tjera”, tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy