Presidenti i ri/ Drejt djegies raundi i tretë, socialistët gati listën me 10 emra sekretë (VIDEO)

Presidenti i ri/ Drejt djegies raundi i tretë, socialistët gati listën me 10 emra sekretë (VIDEO)

Në seancën e nesërme plenare, si demokratët ashtu edhe socialistët do të shkojnë pa asnjë kandidaturë për presidentin e ri të republikës, duke bërë që parlamenti të dështojnë të zgjedhë një president konsensual me votat e të dyja palëve.

Ndonëse palët kanë zhvilluar disa takime për të dalë me një emër konsensual, negociatat mes tyre nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Edhe pse ka pasur kritika nga aleatët për menaxhimin e procesit të përzgjedhjes së presidentit, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj akuzon mazhorancën se ka prishur paktin duke konfirmuar se për këtë arsye grupi që ai drejton nuk do të dërgojë asnjë emër në raundin e tretë të votimit.

Kjo kërkesë e Alibeajt, që emri i presidentit të ri të shkonte me firmat e përbashkëta edhe të socialistëve, nuk gjeti dakortësinë e maxhorancës, e cila duket se pas këtij raundi do ta ketë topin në fushën e saj, duke e propozuar vetë kreun e ri të shtetit.

Burimet bëjnë më dije se pas seancës së të hënës, socialistët do të mbledhin kryesinë e grupit ku pritet të përzgjedhin dhe kandidatin nga lista paraprake prej dhjetë emrash, që do të propozojnë për presidentin e ri të republikës.

Në raundin e katërt mazhoranca nuk do të ketë nevojë për votat e opozitës, pasi kushtetuta e përcakton se kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me 71 vota, dhe socialistët zotërojnë 74 mandate.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy