
Dy kabinetet qeveritare, të Maqedonisë dhe Shqipërisë, janë ulur në një tryezë të përbashkët, e para e këtij lloji mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev e cilësuan si një epokë të re, ndërsa njoftuan se fokusi i takimit janë marrëveshjet ekonomike.



