Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar në rrjetin social Facebook ndaj deklaratës së deputeit të selisë rozë, Alfred Peza. Arben Ristani thotë se ky reagim ishte gjetje tipike rilindase për temperaturat 40 gradëshe.
“Gjetje tipike rilindase, për temperaturat 40 gradëshe, deklarimi për medjat i Alfred Pezës, për të mbrojtur veglën më të bindur të Edi Ramës, veglën më të paturp, më të neveriturën në publik, shpifsin profesionist, T.Ballën”, shkruan Ristani.
Sipas Ristanit, Alfred Peza doli në mbrojtje të veglës së Edi Ramës, një shpifës profesionist. Deputeti demokrat thotë se kryeministri po tenton të sajojë një ngjarje.
“Ky kryeministër që nuk u distancua asnjëherë, as një ditë të vetme, nga Rroshi, nga Shullazi, nga Balili, nga qindra banditë të tjerë, qe jo vetëm janë të tillë, por dhe e treguan me vepra, si Prenga me shokë”, shkruan Ristani.



