Partia Demokratike, që drejtohet nga Lulzim Basha zgjodhi këtë të shtunë forumet e larta drejtuese, Kryesinë si dhe drejtuesit e Sekretariateve.
Mësohet se Enkelejd Alibeaj do t’i zërë vendin Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm në PD, ndërsa si nënkryetarë u zgjodhën Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko.
Xhemal Bushati u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, ndërsa Jemin Gjana kryetar i Komisionit Zgjedhor.
Bëhet me dije se Ilir Dervishi do të mbajë postin e kryetarit të Bordin Financiar, ndërsa detyra si Sekretar Ekzekutiv për Organizimin iu besua Taulant Zenelit.
Endri Hasa u zgjodh Sekretar Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Dixhital, ndërsa Arbër Agalliu, Sekretar për Programin.
Indrit Sefa mori postin si Sekretar Ekzekutiv për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore.
Gjergj Hani, i cili kandidoi përballë Lulzim Bashës në 29 korrik për kreun e partisë u zgjodh Sekretar për të Përndjekurit Politik, ndërsa Xhemal Gjunkshi u zgjodh Sekretar Për Sigurinë Kombëtare Dhe Koordinimin Euro-Atlantik.
Rezart Kthupi- Sekretar për Reformën Zgjedhore
Taulanda Jupi- Sekretare për Gruan
Blendi Sulaj- Sekretar për Rininë
Edvin Kulluri- Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Alfrida Marku-Sekretare për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin
Gentian Gaba- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë
Mirela Karabina- Zëdhënëse
Anëtarë të zgjedhur
Agron Kapllanaj
Andia Ulliri
Anton Koka
Azgan Haklaj
Enriketa Papa
Eralda Tase
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Merita Bakiu
Myzafer Elezi
Oriela Nebiaj
Pëllumb Seferi
Selaudin Jakupllari



